Hilsn

Tronditet Tirana! Gjendet pa shenja jete gruaja 55 vjecare, ja cfarë dyshohet!

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasja V. Ç., 55 vjeçe, ditën e djeshme është gjetur pa shenja jete, e cila dyshohet se është vetëvarur në Pezë të Madhe.

Familjarët e viktimës kanë deklaruar se gruaja vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Policia e Tiranës thotë se po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

×