Pas ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë – mes tyre edhe kamarierja e lokalit,
motra e saj ka reaguar publikisht duke hedhur poshtë një lajm të publikuar nga “Euronews”, i cili pretendonte se ajo kishte deklaruar se gjatë atentatit kishte parë dy persona.
Ajo thekson se familja nuk ka dhënë dhe nuk ka ndërmend të japë deklarata për mediat.
Në një postim në Instagram, motra e saj shprehet se lajmet e rreme të përhapura në emër të familjes rrezikojnë për herë të dytë jetën e të afërmes së saj.
“Nuk kena dhanë deklarata e as që e kena në mend me dhanë. Policia të bajnë punën që u takon, se për mediat e dimë se çka dojnë e çfarë llumi janë. Kushdo që flet në emrin e familjes teme do të përballet me pasoja,” shkruan ajo, duke paralajmëruar denoncime.
Sipas saj, prioritet i vetëm mbetet shëndeti i motrës, ndërsa mediat që publikojnë lajme të pavërteta po vënë në rrezik serioz sigurinë e familjes.