Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim, si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet, që nga orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.
Shumë kryqëzime rrugësh janë nën ujë, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Përveç kësaj, reshjet kanë krijuar probleme të shumta në disa akse rrugore, përfshirë nënkalimin pranë Velierës në lagjen nr. 1 të Durrësit, afër portit.
Sipas raportimeve të qytetarëve, nënkalimi është bllokuar nga reshjet, dhe policia ka ndaluar qarkullimin në të dyja drejtimet.