Hilsn

E fundit! Jep dorëheqjen kryebashkiaku i një qyteti të rëndësishëm të vendit, ja për kë bëhet fjalë!

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, ka dhënë dorëheqjen nga posti, ndërsa arsyet e këtij vendimi mbeten ende të paqarta.

Dredha ka qenë në krye të bashkisë që prej korrikut 2023, por kohët e fundit është përballur me tensione politike dhe institucionale.

Kujtojmë që Vlora ka qenë në qendër të kritikave të kryeministrit Edi Rama për ndërtimet pa leje dhe bllokimin e hapësirave publike, çka solli gjatë verës edhe shkarkimin e disa drejtorëve vendorë.

Pak muaj më parë, gjatë festës së 34-vjetorit të Partisë Socialiste, u raportua një përplasje mes Ramës dhe Dredhës, ku kryeministri shprehu pakënaqësi për menaxhimin e situatës së zjarreve dhe problematikën e mbetjeve urbane në qytet.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga vetë Dredha, ndërsa dorëheqja e tij pritet të bëhet zyrtare ditën e nesërme.

×