Hilsn

Megi Pojani merr në dorë emisionin e njohur në Top Channel dhe na surprizon të gjithëve!

Njëri prej programeve më të komentuar të televizionit shqiptar, “Për’puthen”, starton sot sezonin e tij të shtatë.

Ky edicion vjen me risi të mëdha, qoftë në përmbajtje, qoftë në emrat që do të udhëheqin programin. Megi Pojani do të jetë jo vetëm prezantuese, por edhe autore e këtij sezoni, ndërsa përkrah saj do të rikthehet edhe Neda Balluku, në një rol të dashur për publikun, shkruan “Kosovarja”.

“Kam marrë autorësinë e ‘Për’puthen’ këtë sezon dhe mesa duket, qenka përgjegjësi jo pak e vogël. E kuptoj tani kur i vetmi shqetësim që duhet të kisha ishte të dukesha bukur, por në fakt e kam nisur ditën shumë herët për t’u siguruar që çdo gjë do të shkojë shumë mirë,” është shprehur Megi Pojani për mediat.

Nga ana tjetër, edhe Neda e konsideron një fat dhe kënaqësi rikthimin në këtë format.

“Kam fatin që rikthehem në një format që e dua shumë, e kam shumë përzemër. Jam besimplotë, sepse mendoj se kemi një kast të mrekullueshëm këtë vit – vajza dhe djem me ngjyra të ndryshme në karakter, mendësi, prejardhje dhe profesion,” u shpreh ajo.

Në rolet e opinionistëve për këtë sezon do të jenë Laert Vasili dhe Aulona Musta, të cilët pritet të sjellin diskutime të thelluara dhe perspektiva të ndryshme mbi ngjarjet që do të zhvillohen në program.

×