Ndërsa disa shenja përfitojnë nga mbështetja e yjeve, të tjera përballen me një javë më të vështirë. Planetët sjellin tension, lodhje apo pengesa, duke kërkuar më shumë durim dhe kujdes.
Ja cilat janë 3 shenjat më pak me fat të kësaj jave dhe pse:
Peshorja
Pse më pak me fat: Marsi dhe Jupiteri në disonancë krijojnë ngarkesë, sidomos në fillim të javës. Shumë angazhime sjellin lodhje dhe nervozizëm.
Në dashuri: Rrezik për mosmarrëveshje të vogla që rriten në debate. Nevojitet dialog i qetë.
Në punë: Ndiheni sikur po bëni shumë, por rezultatet vonojnë. Nga 18 shtatori, Mercuri sjell ide të reja, por fillimi i javës është i vështirë.
Në shëndet: Rrezik tensioni dhe lodhje nervore. Kujdes me gjumin dhe ritmet e ditës.
Akrepi
Pse më pak me fat: Marsi në shenjë sjell energji të tepërt, por jo gjithmonë të kontrolluar. Javë me shpërthime emocionale.
Në dashuri: E kaluara mund të rikthejë hije. Ka shanse për xhelozi ose dyshime që prishin qetësinë. Vetëm pas të premtes situata qetësohet.
Në punë: Ditët 17–18 janë të ngarkuara me debate ose keqkuptime. Duhet kujdes me marrëveshjet financiare.
Në shëndet: Stres i lartë. Duhet të gjeni mënyra për të shkarkuar energjinë pa e kthyer në nervozizëm.
Bricjapi
Pse më pak me fat: Marsi dhe Jupiteri krijojnë tensione sidomos në marrëdhënie pune dhe familjare. Fillimi i javës sjell nervozizëm.
Në dashuri: Disa ndihen të larguar emocionalisht nga partneri. Mund të lindin grindje për shkak të mendimeve të ndryshme.
Në punë: Ka paqartësi për rolin ose vendin tuaj. Mund të mendoni për ndryshime, por aktualisht mungon qartësia.
Në shëndet: Nervozizëm dhe rrezik i mbingarkesës. Është e rëndësishme të lini hapësirë për pushim.