Hilsn

Shpërthen bombola e gazit, cifti i bashkëshorteve në Malësinë e Madhe…

Shpërthimi i bombolës në Malësinë e Madhe ka plagosur çiftin e bashkëshortëve në fshatin Koplik i Sipërm të Malësisë së Madhe.

Sipas policisë, bombola ka shpërthyer në garazhin e një banese, ndërkohë grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

“Malësi e Madhe/Rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Koplik i Sipërm, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi dhe si pasojë ka rënë zjarr në garazhin afër banesës së shtetasit S. Ç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasit S. Ç. dhe S. Ç. (bashkëshortë).

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

×