Hilsn

E bujshme! Arrestohet këngëtari i njohur shqiptar, raportohet se…

Reperi i njohur, Mozzik është arrestuar mbrëmjen e së martës në aeroportin e Prishtinës.

Mozzik është arrestuar nga policia doganore dhe është dërguar në mbajtje për 24-orë.

Arsyeja e ndalimit lidhet me dyshimet e bazuara për prejardhjen e dy orëve luksoze, që kapin vlerë të larta.

Në rrjetet sociale ditën e sotme, ai ekspozoi një orë të markës së famshme Richard Mille, ku tha se i bëri vetes një dhuratë para ditëlindjes.

Njëra nga orët të cilat i bleu reperi, karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali dhe një rrip i bardhë elegant.

Sipas raportimeve të bëra, çmimi i kësaj ore kap vlerën e rreth 1.5 milionë eurove. /IndeksOnline/

×