Hilsn

Ngjarje e rëndë në vend! Shoferi i motorit gjendet i rrëzuar, dyshohet se…

Një ngjarje rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në kthesën e fshatit Starovë në Pogradec, ku një drejtues motori është gjetur i rrëzuar në rrugë.

Rrethanat mbeten ende të paqarta pasi nuk dihet nëse drejtuesi është rrëzuar apo është goditur nga ndonjë mjet.

Sipas informacioneve paraprake, ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia e Pogradecit, ndërsa të tjera detaje pritet të mësohen në vijim.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

×