Hilsn

Vajzat e mitura që pëfunduan në spital konsumuan karamele me h*shash, 3 vjecarja ndodhet në intubim!

Në pasditen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku tre vajza të mitura janë dërguar me urgjencë në spital, pasi dyshohet se kanë konsumuar karamele pranë një koshi mbeturinash. Sipas informacionit të deritanishëm, vajzat janë motra dhe kanë moshën 10, 7 dhe 3 vjeç.

Burimet policore bëjnë të ditur se karamelet e gjetura në koshin e mbeturinave dyshohet të kenë përmbajtje të esencës së kanabisit. Për këtë arsye, autoritetet kanë nisur hetimet dhe janë duke pyetur të gjithë familjarët dhe të afërmit e të miturave për të zbardhur ngjarjen.

Nga ana tjetër, mjekët raportojnë se e vogla e familjes, 3-vjeçarja, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është në intubim në reanimacionin e spitalit të Korçës. Fatmirësisht, dy vajzat e tjera janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në repartin e pediatrisë, në gjendje stabile.

Hetimet vijojnë për të kuptuar se si ka ndodhur incidenti.

×