Hilsn

Aksidenti tragjik u mori babanë, 3 vajzat e m*tura dhe nëna e tyre mbesin të pastrehë!

Ndarja nga jeta i Kreshnik Tomanit, baba i tre vajzave të mitura, ka prekur thellë zemrat e shumë shqiptarëve. Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 gusht në Fier, pranë shkollës së muzikës “Liri Gero”, ku ai u përplas nga një automjet tip “Land Rover”, i drejtuar pa patentë nga një 17-vjeçar.

Pas aksidentit, Tomani luftoi për jetën për 10 ditë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Megjithëse iu nënshtrua disa ndërhyrjeve mjekësore, plagët e marra rezultuan fatale.

Pas humbjes së tij, bashkëshortja dhe tre vajzat e mitura kanë mbetur të vetme dhe të pa strehë, pasi ato jetojnë me qira. Për t’i ardhur në ndihmë familjes, qytetarët në bashkëpunim me fondacionin “Firdeus”, kanë hapur një fushatë në GoFundMe, me qëllim blerjen e një banese që t’u sigurojë një strehë të qëndrueshme.

Kushdo që dëshiron mund të kontribuojë, për t’i dhënë kësaj familjeje një dritë jete dhe për të lehtësuar sadopak dhimbjen e humbjes së madhe.

×