Hilsn

Mëngjes i trishtë! Aksident me vd*kje në vend, humb jetën 35 vjecari. PIagosen dy të tjerë

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në dalje të Vorës. Policia bën me dije se rreth orës 08:30, janë përplasur tre automjete ku si pasojë ka humbur jetën shoferi 35-vjeçari i njërës prej makinave.

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur dy pasagjerët të cilët ishin duke udhëtuar në mjet me të. Këta të fundit janë dërguar me urgjencë në spital dhe janë duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A.. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi F. A., 35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai. Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.