Hilsn

Tërmeti i fortë shkund këtë vend, ja cfarë raportohet!

Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë Rihter goditi së fundmi Gadishullin Kamchatka në Rusi, ndërsa shkencëtarët dhanë paralajmërim për cunami.

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare raporton për një tërmet me magnitudë 7.4, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së po “flet” për një tërmet me magnitudë 7.8.

Më 30 korrik, zona u trondit nga një tërmet me magnitudë 8.8 ballë, duke shkaktuar një cunami që arriti deri në Japoni.

Në të njëjtën kohë, më 22 korrik, ndodhi një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter. Deri tani nuk raportohen viktima apo dëme materiale, përvec një cunami të mundshëm.