Programi i dashurisë, “Për’puthen”, ka startuar të hënën sezonin e shtatë, e menjëherë ka nisur prezantimi i djemve dhe i vajzave konkurrente.
Një prej konkurrenteve vajza është Katerina. Ajo është 30 vjeçe dhe jeton në Greqi.
Në klipin prezantues të saj, Katerina i kishte shumë të qarta kërkesat për djemtë. Ajo tha lidhjet e saj zakonisht kanë qenë me meshkuj problematik.
Katerina në klipin e saj prezantues ka thënë:
Në Për’puthen kam ardhur për hakmarrje nga një tullac nga Elbasani. Dashuria për mua është të më mbështesni shpirtërisht dhe ekonomikisht. Histori horrori. Unë e prisja veglën më të madhe po doli shumë e vogël.
Nuk do falja kurrë dhunën. Flamur i kuq për mua është kur tjetri është br*këgr*sur. Unë e ngre flamurin e bardhë kur banka është plot me lek. E meta më e madhe që kam në marrëdhënie është se dua shumë s*ks.
Puthja e parë ka qenë kur isha 14 vjeçe në plazhin e Semanit, në det, prapa ca makinave të mos na shikojnë. Isha e vogël atëherë.