Moderatorja Kiara Tito ka ndezur rrjetin me aludime për një shtatzëni të dytë të mundshme, vetëm një vit pasi ajo dhe partneri i saj, Luiz Ejlli, u bënë prindër të vajzës së tyre, Luna Mari.
Vëmendja u përqendrua te një foto familjare e çiftit, ku Kiara shfaqet me dorën e saj të vendosur mbi bark. Ky detaj, i cili shpesh interpretohet si një shenjë e “pritjes së ëmbël”, ishte i mjaftueshëm për të ndezur spekulimet në rrjetet sociale.
Reagimet e shumta të ndjekësve kanë qenë të shpejta, duke shpërndarë lajmin me shpejtësi.
Megjithatë, deri më tani, çifti i famshëm nuk ka dhënë asnjë koment mbi këtë çështje, duke mos e konfirmuar, por as mohuar, lajmin që po qarkullon.