Hilsn

Tragjike! Humb jetën artisti i njohur së bashku me gruan dhe vajzën e tij, dalin detajet e rënda!

Kantautori i njohur amerikan, Brett James, ka humbur jetën në një aksident ajror në Karolinën e Veriut, së bashku me partneren e tij Melody Carole Wilson dhe vajzën e saj Meryl Maxwell Wilson, 28 vjeçe.

Sipas autoriteteve, avioni i vogël tip Cirrus SR22T, me të cilin po udhëtonin, u rrëzua të enjten pasdite pranë qytetit Franklin, rreth orës 15:00, në afërsi të shkollës fillore Iotla Valley Elementary. Fatmirësisht, askush në shkollë nuk u lëndua.

Brett James, 57 vjeç, ishte një ndër kantautorët më të suksesshëm në Nashville, duke shkruar këngë për emra të mëdhenj të muzikës, përfshirë edhe Taylor Swift. Ai lë pas katër fëmijë të rritur nga martesa e tij e mëparshme me Sandra Cornelius.


James dhe Melody jetonin së bashku në një vilë luksoze në Nashville dhe shpesh ndanin momente nga udhëtimet e tyre në rrjetet sociale.

Vetëm një ditë para tragjedisë, Melody kishte uruar vajzën e saj për ditëlindjen e 28-të me një mesazh prekës në rrjetet sociale:
“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime! Sa e bekuar jam që jam nëna jote. Ti je qenie e mrekullueshme brenda dhe jashtë. Faleminderit Zotit për dhuratën që je ti.”

Ndërkohë Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) kanë nisur hetimet për shkaqet e rrëzimit të avionit.