Hilsn

Egla Ceno merr propozim për martesë, kush është fatlumi?

Egla Ceno, fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, ka treguar edhe një herë tjetër sensin e saj të humorit.

Aktorja ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh që i ka ardhur nga një prej ndjekësve të saj, i cili i ka bërë një propozim për martesë.

Në mesazhin e dërguar, fansi i shkruan Eglës: “Të pashë me makinë sot. A do bëhesh gruaja ime?”, ndërsa aktorja ka zgjedhur të mos i publikojë emrin dhe profilin.

Egla e ka shoqëruar këtë bisedë me fjalët “Mos u shqetësoni më për mua, se më doli fati”, duke qeshur me situatën.

Ky reagim erdhi vetëm pak javë pasi aktorja ndau me publikun një moment të vështirë që kaloi me shëndetin e nënës së saj, e cila tashmë është në gjendje të mirë.