Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Guerile” të qytetit, ku viktima, i identifikuar si një banor i zonës me iniciale P. L.,, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij.
Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se gjatë kohës që po kryente disa punime në oborrin e shtëpisë së tij,
47-vjeçari ka pësuar një aksident tragjik duke u prekur nga rryma elektrike,
që ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.