Hilsn

Skandal në Përputhen: Loredana largohet nga programi, produksioni zbulon lidhjen e saj të fshehtë me konkurrentin?

Një tjetër lëvizje e papritur në sezonin e ri të “Përputhen”.

Sipas asaj që raporton Pamfleti, Loredana është larguar nga programi dhe nuk do të shfaqet më në rolin e “Kupidit” të djemve.

Arsyeja zyrtare për largimin nuk është bërë publike, por burime të sigurta tregojnë se Loredana ka nisur një marrëdhënie me një nga konkurrentët e këtij edicioni, Kejsi Hyseni.


Ky fakt, që mendohet se është zbuluar nga vetë produksioni, ka ngjallur diskutime të forta brenda stafit dhe besohet se ka qenë shkaku real i largimit të saj nga programi.

 

Sipas të njëjtit burim, Loredana do të vazhdojë të shfaqet në ekran për shkak të regjistrimeve.

×