Princ Leka ka folur hapur në emisionin “Mirëmbrëma Yje” për divorcin e bujshëm me Elia Zaharinë, duke sqaruar se ndarja kishte ardhur në disa faza: fillimisht emocionale, më pas distancimi dhe në fund ajo ligjore.
Princi hodhi poshtë pretendimet për tradhti, duke thënë se marrëdhënia e re me Blerta Celibashin ka qenë viktimë e sulmeve të pabaza.
Ai theksoi: “Nuk ka pasur tradhti”. Ai shpjegoi se personi i parë që e njoftoi për lidhjen e re ishte pikërisht Elia Zaharia, para se të përqafohej me Blertën.
“Me të gjithë këto strese, edhe Blerta ka qenë viktimë e të gjitha sulmeve, narrativeve që nuk ishin reale. Nuk ka pasur tradhti. Personi i parë që unë kam njoftuar për lidhjen time me Blertën, ka qenë pikërisht Elia. I kam thënë Elias para se të përqafohesha me Blertën, që jam takuar me Blertën.”
Në lidhje me videon e sherrit të dhunshëm që u bë publike, Princi u shpreh i penduar që e dorëzoi në polici dhe se ndjehej i tradhtuar nga ata që e publikuan videon.
“E pranoj që gabova, nuk duhet të kisha dhënë asnjëherë videon, ta mbaja për gjyqin sepse ishte një goditje e drejtpërdrejtë. Ne kemi përjetuar një sulm. Ishte një sulm mediatik, një sulm ligjor… Pastaj si janë trajtuar filmimet dhe kanë dalë në publik, jam ndjerë i tradhtuar nga ata që kanë publikuar.”
Përgjatë rrëfimit, ai theksoi se viktima e vetme e kësaj historie është vajza e tyre, Geraldina.
Kjo intervistë e Princ Lekës ka treguar anën e tij të historisë pas skandalit që tronditi publikun, duke u shprehur se nuk ka pasur dhunë nga ana e tij.