Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë ditë ne sotme, ku një farmacisti dhe një mjek janë përfshirë në një konflikt.
Sipas policisë, farmacisti ka goditur me shpullë mjekun gjatë një konflikti për shkak të punës mes tyre. Farmacisti është proceduar teksa hetimet mbi ngjarjen vijojnë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë
referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 24 vjeç,
me profesion farmacist, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me pëllëmbë në fytyrë shtetasin Th. Ç., 68 vjeç, me profesion mjek.