Hilsn

Me dhimbjen që i rëndon shpirtin pas humbjes së të vëllait, ky është reagimi i Gjestit!

Elidon Kelmendi, vëllai i këngëtarit të njohur Besart Kelmendi (Gjesti), do të përcillet këtë të shtunë për në banesën e fundit, në varrezat e fshatit Pavlan të Pejës. Ai ndërroi jetë dje, në moshën 15 vjeçare, si pasojë e një aksidenti me motor katërgomësh.

Këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP” në Shqipëri, Gjesti ka reaguar për herë të parë duke kërkuar nga miqtë dhe të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e rëndë të familjes Kelmendi në këto orë të vështira, ta kujtojnë Elidonin me respekt e lutje.

“Oh vëllau jem…”, momenti i rëndë kur Gjesti mbërrin në vendin ku u përplas për vdekje vëllai (VIDEO)
Në fakt, njoftimi është shpërndarë nga ekipi që menaxhon llogaritë e këngëtarit në rrjetet sociale, pasi për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet familja Kelmendi në këto momente, nuk kanë pasur mundësi të njoftojnë për ceremoninë mortore.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se sot, më 27 Shtator, në orën 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit të Elidon Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë. Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje”, thuhet në njoftim.

×