Hilsn

Prezenca e VIP-ave në varrimin e vëllait të Gjestit, Efi Dhedhes reagon ashpër: “Ma shpifët…”

Prania e shumë figurave publike në ceremoninë mortore të Eldion Kelmendit, vëllait të reperit Gjesti, ka shkaktuar një debat të fortë në rrjetet sociale.

Kritikave ndaj kthimit të dhimbjes në spektakël i është bashkuar ashpër edhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes.

Pavarësisht gjesteve të solidaritetit të shfaqura nga kolegë si Luiz Ejlli, Dafina Zeqiri dhe Egli Tako, Efi ka shpërthyer me një mesazh të drejtpërdrejtë kundër kësaj vëmendjeje mediatike.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo shkroi: “Nuk guxoj ta hap Instagramin se më hapet barku. Na e shpifët humanitetin.”

Komentet e Efit u interpretuan si një kritikë e fortë ndaj atyre që shfrytëzuan tragjedinë për vëmendje publike, duke treguar se ndarja e dhimbjes duhet të bëhet në heshtje dhe me dinjitet, larg lenteve të kamerave.

×