Hilsn

Cfarë ndodhi? Krist Aliaj me kritika ndaj Luiz Ejlli, deklaroi se…

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Kristi Aliaj, ka folur hapur për muzikën e fituesit të atij edicioni,

Luiz Ejllit, duke theksuar se nuk është aspak i tërhequr nga drejtimi që ai ka zgjedhur të ndjekë në karrierën muzikore.

Në një intervistë për emisionin “Andale”, Kristi u shpreh se muzika e Luizit nuk i pëlqen.

“Më vjen keq sepse ka gjithë atë hapësirë të bëjë këngë, studio e gjëra. Duan të shajnë, shajnë sa më shumë,” – deklaroi Kristi.

Megjithatë, Kristi u tregua i kujdesshëm të theksonte se kritika ishte vetëm për zhanrin dhe jo për artistin.

“Secili ka stilin e vet, ka të drejtë të bëjë atë që ndjen. Unë thjesht nuk jam dakord me zhanret që ai zgjedh,” – shtoi ish-banori.

Këto deklarata kanë rikthyer në vëmendje rivalitetin mes dy personazheve të njohur.

Luiz Ejlli, pas fitores së tij në “BBVA”, vazhdoi me sukses karrierën në muzikë, ndërsa Kristi ka preferuar të qëndrojë më i tërhequr nga ekrani.

×