Nëna e 15-vjeçares që tentoi të vetëvritet në Sarandë ka dhënë një intervistë tronditëse, ku ka rrëfyer momentin dramatik të ngjarjes.
Ajo tregon se pas një diskutimi me mësuesen e djalit, ndodhi një zhurmë e madhe dhe në ate moment, kuptoi se vajza e saj kishte rënë nga ballkoni i katit të katërt.
“Sa kthej kurrizin, dëgjohet një zhurmë e madhe. Vajza bie nga ballkoni. Në shtëpi ishin të gjithë, ishin dhe dy vëllezërit e mi dhe bashkëshorti, po festonim ditëlindjen e djalit të vogël,” tha ajo.
Nëna tregoi gjithashtu se vajza kishte shprehur shqetësim për bullizmin që po kalonte, duke thënë se e kishin përgojuar me fjalë të ulëta.
Nëna e 15-vjeçares që tentoi të vetëvritet: Vajza ime ende nuk e ka lënë spitalin. Jam shumë e përkushtuar ndaj fëmijëve të mi, për ato punoj. Unë po flisja me mësuesen e djalit në pallat, në një kat të lartë dhe nuk e pashë vajzën të shqetësuar. Fola me mësuesen jo në sy të fëmijëve. Ishin në banesë gjithë familjarët. Sa kthej kurrizin, dëgjohet një zhurmë e madhe. Vajza bie nga ballkoni. Në shtëpi ishin të gjithë, kishte dy vëllezërit dhe babanë, po festonim ditëlindjen e djalit të vogël.
Në atë moment thashë “Oii vajza”. Zbrita poshtë dhe ulëriva, u trondita. Më ka thënë 3 ditë përpara se të ndodhë ngjarja, se një djalë dhe një vajzë e bezdiste dhe i kam thënë që mos u mërzit, se ti je më e bukur se ato dhe ata xhelozojnë. Më tha se i kanë thënë se “ishte e shpifur” dhe i kishin thënë dhe fjalë shumë të pista.