Hilsn

Makina e bërë copash! Dalin pamje nga aksidenti tragjik që humbi jetën 41 vjecarja në vend

Panorama.al ka siguruar pamjet nga aksidenti me vdekje në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, ngjarje e ndodhur rreth orës 11:30 të paradites së sotme.

Dy automjete u përplasën, përfshirë makinën e firmës “Lajthiza” që transporton ujin.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën pasagjerja që udhëtonte në makinën tip Volkswagen.

Viktima është identifikuar si 41-vjeçarja Erjola Sinani, ndërsa një tjetër është në spitalin e Bilishtit, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe”, tha policia vendore pas hetimit paraprak.

 

×