Hilsn

Aksident fatal në minierën e Krastës, 27-vjeçari humb pjesë të krahut!

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë punës në fabrikën e pasurimit në minierën e Krastës, ku një 27-vjeçar ka humbur një pjesë të krahut.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ndërsa i riu fillimisht mori ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës, dhe më pas u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Sipas njoftimit të policisë, kanë nisur hetimet për shtetasin B.L., 64 vjeç, banues në Burrel, i cili ushtronte detyrën e administratorit në fabrikën e kromit në Bulqizë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit B.L., 64 vjeç, banues në Burrel, me detyrë administrator i një fabrike të pasurimit të kromit në Bulqizë, pasi ditën e djeshme, gjatë punës në këtë subjekt, është aksidentuar duke dëmtuar krahun, shtetasi I.K., 27 vjeç. 27-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

×