Hilsn

Detaje tronditëse! ‘Mu shfaq një plak dhe më tha…’ Astrologia zbulon si i bënë magji të zezë

Astrologia e njohur, Elena Demollari, ka rrëfyer një përvojë personale të pazakontë gjatë një interviste në emisionin “Live From Tirana”, ku ka treguar se dikur ka rënë viktimë e magjisë së zezë.

Ky rrëfim erdhi pasi ajo u shpreh kundër magjive, duke këshilluar njerëzit të qëndrojnë sa më larg tyre.

Elena tregoi se kjo i kishte ndodhur në vitin 2022, menjëherë pas intervistës së saj të parë në Top Albania Radio.

Ajo u shpreh se u sëmur rëndë nga xhelozia, dhe trupi i saj po bëhej “një skelet, por pa u futur në arkivol”.

Ajo shpjegoi se si e zbuloi që i ishte bërë magji, duke thënë se informacioni i kishte ardhur nëpërmjet ëndrrave. Ajo tha se i ishte shfaqur një plakë e vjetër që i kishte thënë: “Unë kam marrë foton tënde, ma ka çuar dikush dhe më kanë porositur për të të bërë ty magji.”

Astrologia theksoi se magjitë zakonisht bëhen me anë të fotove, por shtoi se fuqia e atyre që i bëjnë nuk është aq e madhe sa të dëmtojnë.

 

×