Hilsn

Aksident i frikshëm në vend! Makina përpIaset fuqishëm me një kamion, thuhet se…

Një aksident rrugor është regjistruar në portin detar të Durrësit ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një kamion.

Për pasojë drejtuesi i automjetit dhe bashkëshortja e tij, nga Durrësi,

që lëviznin me makinë në rrugën e portit kanë mbetur të plagosur, raporton korrespondentja Vali Qyrfyçi.

Ata janë dërguar në spital, ku drejtuesi i mjetit po merr kujdes mjekësor. Gruaja është e tronditur, ndërsa i shoqi ka pësuar dëmtime po jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndërkaq ka nisur punën për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

×