Hilsn

Aksident i frikshëm në vend! Dy makina përplasen kokë më kokë, pesë persona…

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Qafë Toblit, Kukës, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një i mitur. Tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në spital.

Sipas burimeve zyrtare, në aksident janë përfshirë një automjet tip Audi, në të cilin udhëtonin katër anëtarë të së njëjtës familje, si dhe një kamionçinë.

Përplasja ka qenë e fortë dhe është raportuar se mjetet janë përplasur kokë më kokë, çka ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe plagosjen e të pesë personave të përfshirë në aksident.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Kukësit, ku po marrin trajtim mjekësor. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tyre është e stabilizuar, pavarësisht plagëve të rënda. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

×