Një banesë në fshatin Sovjan të Maliqit është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të mërkure. Sipas raportimeve, flakët kanë përfshirë dy dhoma të shtëpisë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Zjarrfikësja mësohet se ka ndërhyrë në kohë rekord duke shuar flakët për të mos lejuar përhapjen e tyre në pjesët e tjera të shtëpisë. Shkaqet dhe rrethanat e zjarrit janë ende të paqarta ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
Kujtojmë se pak ditë më parë, një tragjedi ndodhi në Maliq ku një tjetër banesë u përfshi nga flakët. Fatkeqësisht nënë e bir humbën jetën nga zjarri ndërsa vajza e shtëpisë ka pësuar djegie të rënda dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në luftë për jetën.