Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën Canaro, në provincën e Rovigos në Itali,

ku tre anëtarë të së njëjtës familje janë gjetur të pajetë në banesën e tyre, pas disa ditësh pa asnjë kontakt me të afërmit.

Sipas mediave italiane, trupat e pajetë të babait, nënës dhe vajzës së tyre 27-vjeçare u

gjetën mbrëmjen e së martës, rreth orës 23:00, pasi karabinierët, të alarmuar nga familjarët,

kërkuan ndihmën e zjarrfikësve për të hyrë në shtëpinë që ndodhej në rrugën Cesare Battisti.

Gjatë kontrollit, ekipet e zjarrfikësve përdorën pajisje për matjen e gazrave dhe konstatuan rrjedhje

të monoksidit të karbonit nga bojleri, që dyshohet të ketë qenë shkaku i vdekjes tragjike.