Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Gjordeni, është vënë në qendër
të spekulimeve në rrjetet sociale për një shtatzëni të dytë, por ajo ka reaguar menjëherë, duke u shprehur e irrituar nga ky aludim i ndjekësve.
Sara Gjordeni është nëna e vajzës Nea, fryt i dashurisë me këngëtarin Bardhi.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, por ndjekësit kanë nisur prej kohësh të aludojnë për një shtatzëni të dytë të mundshme.
Gjatë një pyetësori në Instagram, një ndjekës e pyeti atë drejtpërdrejt: “Mos je prap shtatzënë?”.
Sara zgjodhi t’i përgjigjej këtij dyshimi në mënyrë të prerë dhe të shkurtër: “Jeni të paparë pz”.
Ky reagim i Sarës shërben si një mbyllje e menjëhershme e thashethemeve dhe tregon se ajo është e pakënaqur me aludimet e vazhdueshme të ndjekësve për jetën e saj private.






