Hilsn

‘Shtatëzania e “Diellës”‘ jehonë në mediat Britanike! Komentuesit SHTANGEN: Cfarë nuk shkon me këto njerëz?

“Në atë që është thjesht një ditë tipike në vitin 2025 në këtë pikë, ministrja e parë e qeverisë në botë e gjeneruar nga inteligjenca artificiale (IA) është ‘shtatzënë’. E ashtuquajtura ministre shteti për inteligjencën artificiale e Shqipërisë, Diella, së shpejti do të ‘lindë’ 83 fëmijë.”

Kështu nis artikulli i tabloidit të përditshëm britanik “Metro”, i cili i bën jehonë deklaratës së kryeministrit Edi Rama, se ministrja Diella është shtatzënë dhe së shpejti do të lindë 83 fëmijë, duke ju referuar 83 chatbot-eve që do të asistojnë 83 deputetët socialistë në Kuvend.

“Secili (fëmijë) do të shërbejë si asistent për ta (deputetët), i cili do të marrë pjesë në seancat parlamentare dhe do të mbajë një regjistër të gjithçkaje që ndodh dhe do t’u sugjerojë anëtarëve të parlamentit kë të kundërshtojnë”, u shpreh Edi Rama dy ditë më parë në Berlin.

Mirëpo, ashtu siç bëri jehonë vet krijimi i Diellës, edhe lajmi për fëmijët e saj ka zënë koopertinat e mediave europiane.

Lexuesit e tabloidit të përditshëm britanik “Metro”, shkruajnë “të tronditur” për atë që ka thënë Edi Rama, por duke ju referuar më shumë kontekst të zhvillimeve në fushën e inteligjencës artificiale, sesa vetë përmbajtjes së kryeministrit shqiptar.

“Çfarë dreqin nuk shkon me këta njerëz?”, “E çuditshme”, “Kurrë një nënë me inteligjencë artificiale, e pavërtetë”, “Çfarë mutacioni”, janë disa nga dhjetëra komentet e anglezëve, dukshëm të habitur nga zhvillimet me AI në Shqipëri.

×