Policia e Tiranës ka arrestuar një 48-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një të miture.
Sipas njoftimit të policisë, e mitura ishte marrë në provë për t’u punësuar në një lokal në Kamëz,
ku ndodhej si klient shtetasi Fatjon Bushi, 48 vjeç, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale më dhunë.
Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë shtetasi T. Xh., 37 vjeç, i cili kishte punësuar të miturën në mënyrë të kundërligjshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori,
ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B.
dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në menyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh”, thuhet në njoftimin e policisë.





