Pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, konspiracionisti Alfred Çako ka reaguar me një postim të ashpër, duke bërë një përshkrim kundër dhe të ngarkuar me akuza ndaj figurës së tij politike.
Cako e ka quajtur Nanon “pseudoliberal, megalloman, hedonist e pijanec ekstrem”, si dhe e ka akuzuar për “korrupsion shtetëror dhe zbatim të planit ramizist të Katovicës”.
Ja postimi i Cakos:
Konservator dhe me origjinë komuniste, i shëmtuar si askush i rangut të vet nga pamja, i egër në vazhdimin e luftës së klasave, pseudoliberal, llafegjatë e mendjeshkurtër, burrë adoleshent, sqimatar pa traditë, i rritur në shtëpinë e grabitur nga komunistët, i përkëdhelur nga biografia, pragmatist, i çregullt, hedonist e pijanec ekstrem, duhanxhi i neveritshëm.
Megalloman e pa kulturë të përgjithshme, me formim profesional të padobishëm për funksionet që mbajti në interes publik, i shkujdesur kur s’hidhte firma dhe ironik me nevojtarët, pseudo-tolerant kur skishte këllqe, tipik përfaqësues i një takëmi moskovitësh vllaho-ortodoks-labo- komunist-ë në Shqipëri, kumarxhi, pseudopatriot që tentoi të fuste luftën civile në Kosovë nëpërmjet ish-sigurimsave, oficerëve të ushtrisë së kuqe, shiksave të Fatos Klosit.
Vrasës i A.Hajdarit dhe drejtueve të FARK në Tiranë, zbatues i Katovicës ramiziste (së bashku me Berishën), iniciues i korrupsionit të lartë shtetëror, hajdut i fondeve të agjencive shtetërore (Postë Telekomunikacion, Dogana, Tatime, KESH), anti-evropian dhe moskovit (prandaj amerikanët dhe CIA e futën në burg), urrente gegninë dhe muslimanët, shfrytëzoi politikën ndërkombëtare pas 11 shtatorit 2001 për të trysnuar muslimanët shqiptarë – ashtu si komunistët pas vitit ’43 me serbët e internacionalen komuniste në Shqipëri që shtypën e vranë gegët e muslimanët, moskokëçarës për fatin e Shqipërisë.
Egoist, iniciuesi i lartë i së majtës për prishjen e familjes dhe martesat me dashnoret, frikacak dhe harpagon që ja shiti PS të huajve (asetin e së majtës në Shqipëri) për pleqërinë mondane të bythës së vet, pazarxhi e koniuktural, i paprinciptë dhe me hënë, koniuktural dhe pa dije historike përballë armiqve tinzarë kundër interesave të shqiptarëve. Jo rastësisht vdiq në ditën e Halloween-it kur Demoni kërkon flijime.
Edhe kur ka bërë diçka të mirë për shqiptarët e ka bërë nën tutelimin e USA.
Që të mos zgjatem, kaq për të si politikan.
Për ikjen e qytetarit Fatos Nano nga kjo botë, ngushëllime familjes!
Zoti e mëshiroftë Fatos Nanon!
E pastë karmën sa më të butë!






