Hilsn

LAJMI I FUNDIT: PIagosje me a*më zjarri në Tiranë, i riu shkon në spital me pIagë në trup!

Një 30-vjeçar është dërguar për mjekim spital, i plagosur me armë zjarri në pjesën e krahut. 30-vjeçari me iniciale E. V., ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Ai është paraqitur në spital rreth orës 18:45 pasdites së sotme ndërsa të paqarta janë rrethanat e plagosjes së tij me armë ndërsa hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.

“Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. V., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krahë me armë zjarri, në Bathore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policië.

×