Personat që shihni në foton e mësipërme janë dy vëllezërit Ramazan Harapi dhe Agim Harapi,
të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.
Sipas policisë, 66-vjeçari Ramazan Harapi po drejtonte automjetin, ndërsa 52-vjeçari Agim Harapi ishte pasagjer.
Makina e tyre është përplasur me një automjet tjetër, të drejtuar nga 33-vjeçari A.Gj.,
i cili ndodhet tashmë në pranga. Testi i alkoolit ka treguar se 33-vjeçari ishte nën ndikimin e pijes dhe po lëvizte në korsinë e gabuar.






