Hilsn

‘Doja të vd*sja, fëmijët nuk më lanë…’ Agron Llakaj rrëfehet mes lotësh për dhimbjen e humbje së bashkëshortes së tij

Që prej ndarjes nga jeta të Kostandinës, sytë e Agron Llakaj mbushen me lot kur kujton një jetë të kaluar me bashkëshorten e tij,

e më keq ditët e saj të fundit pranë familjes. Një rrëfim rrëqethës ka bërë aktori i humorit duke biseduar me Grida Dumën më Podcast, sesi Kostandina iku atëherë kur Agroni mendoi se do ta shijonte dhe për pak prezencën e saj.

Shpresat iu prenë në Turqi, kur Kostandina nuk do të mund të jetonte më 5 apo 6 vite të tjera, por ishte çështje ditësh që ajo të mbyllte sytë përgjithmonë.

“U zhgënjyem se kur ikëm në Turqi herën e fundit, thikën e mora unë. Doktori më mori mënjanë, më thanë se mbaroi, i thashë ti sikur the 5, 6 vjet. Çdo gjë do ta shisnim për të fituar jetën e Kostandinës. Unë duhet të gënjeja, për 2 javë nuk e di si rrotullohesha. Ua thashë fëmijëve dhe vazhduam silleshim sikur s’kishe ndodhur gjë, deri në fund”, tha Llakaj.

Agron Llakaj tregon se nuk ka pranuar të marrë amanete prej saj ndërsa tregon se vajzës i kërkoi që Kostandita të ikte si një nuse e bukur.

“Në momentet e para nuk e kupton se ku je. I kërkova vajzës, i thashë, zemra e babit, mami e meriton të ikë si një nuse e bukur. I kemi bërë grim profesional. Kemi qëndruar të dy aty, duke qarë, duke e grimuar.

Për shumë ditë dhe netë nuk kam dashur të jetoj, doja të ikja, t’i bashkohesha. Fëmijët më janë përgjëruar: babi, jemi ne.”

×