Hilsn

Incident i rëndë në vend! Dy makina shpërthejnë në fIakë, njëra bëhet shkrumb e hi.

Një incident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në qytetin e Vlorës, ku dy automjete janë përfshirë nga flakët.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45, në lagjen “Isa Boletini”, ku një automjet tip “Suzuki”,

në pronësi të shtetasit me inicialet K.B., është përfshirë plotësisht nga zjarri dhe është shkrumbuar.

Si pasojë e flakëve, është dëmtuar edhe një mjet tjetër i parkuar pranë tij, tip “Audi”.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe efektivë të policisë, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e dëmeve të tjera.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të mundshme të rënies së zjarrit.

×