Shtetasin Eduard Çarçani 45 vjeç, është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Plasë të bashkisë Maliq.
Sipas informacioneve paraprake, trupi i viktimës është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese.
Një banor i zonës ka treguar për mediat se Çarçani kishte jetuar për shumë vite në Itali dhe njihej si person që konsumonte shumë alkool.
“Ne nuk dimë gjë. Ai jetonte më shumë në Itali, pak kohë qe ka ardhur. Kishte problemet e tij, pinte shumë. Djali kishte shume vite që jetonte në Itali me të mamanë me motrën edhe dajat andej i kishte, shtëpia ishte e pa banueshme”, u shpreh banori i zonës.
Dyshohet se 45-vjeçari ka tentuar të hyjë në oborrin e shtëpisë, e cila nuk ishte në pronësi të tij, duke u përpjekur të kalonte nga muri. Gjatë përpjekjes, bluza e tij është kapur në kangjellat metalike, duke shkaktuar mbytje aksidentale.





