Edi Rama dëgjesë në njësinë 5 në Tiranë
Pensionistët do të marrin bonusin që kanë marrë dhe që u është premtuar dhe këtë vit e do ta marrin përsëri, përpara Vitit të Ri.
Bonusi do të shpërndahet përpara festave. Nga janari do të nisë rritja e masës që do të merrni me një progresion.
Pensioni i plotë urban do të bëhet 40 mijë lekë. Pensionet do rriten progresivisht çdo muaj e çdo vit.
Pensioni i plotë rural do të shkojë në 18 mijë lekë. Pensioni gjithashtu do të indeksohet.
Vetëm për indeksimin do shpenzohet vit pas viti një shumë e konsiderueshme. Vetëm për pensionistët në katër vitet e ardhshme do shpenzohen 1.7 miliard euro.





