Hilsn

Kr*m h*rror! Nëna i merr jetën djalit të saj 9 vjecar, i pret fytin me th*kë

Një tragjedi familjare ka ndodhur në qytetin e Muggias, në provincën e Triestes, ku një grua i mori jetën djalit të saj 9-vjeçar.

Ngjarja e rëndë, e cila ka shokuar opinionin publik në Itali, ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku gruaja, me origjinë nga Ukraina, vrau djalin e saj nëntëvjeçar duke i prerë fytin me një thikë të madhe kuzhine në shtëpinë e tyre.

Babai i fëmijës, i ndarë nga ish-gruaja e tij dhe që jetonte jashtë rajonit, ngriti alarmin pas përpjekjeve

të përsëritura të pasuksesshme për ta kontaktuar atë.Kur oficerët e Skuadrës së Ndërhyrjes së Shpejtë mbërritën në apartament, fëmija ishte tashmë i vdekur.

Gruaja u gjet në gjendje shoku dhe me një tendin të dëmtuar që rezultonte nga një përpjekje për të vrarë veten.

55-vjeçarja u mor në paraburgim për t’u marrë në pyetje nga hetuesit.

Pavarësisht mbërritjes së mjekëve në banesë, nuk mund të bëhej asgjë për të shpëtuar jetën e fëmijës 9-vjeçar.

×