Një dialog i papritur mes moderatores Arbana Osmani dhe Ben Blushit ka sjellë në vëmendje një prapaskenë të panjohur rreth edicionit të “Big Brother”, ndërsa Ledion Liço ka reaguar me një thumb filozofik.
Gjatë intervistës në “Mirëmbrëma Yje”, Arbana e pyeti Blushin se cilin do preferonte si drejtues të një reality show, atë apo Ledion Liçon. Blushi, ish-drejtor i përgjithshëm i Top Channel, zbuloi se kishte vënë veton kundër Ledionit për këtë format.
Ai tha: “Sigurisht ty. Je më e mira për këtë format. Më vjen keq që nuk e prezanton ‘Big’-un. Ata donin Ledionin, por unë nuk pranova. Vura veton për ty, dhe besoj se kam bërë gjënë e duhur.”
Deklarata e papritur e Blushit vuri në siklet Arbanën dhe ngjalli reagime të menjëhershme në rrjetet sociale.
Ndërkohë që intervista transmetohej, Ledion Liço reagoi në mënyrë të tërthortë në Instagram, duke publikuar një thënie të aktorit Jim Carrey: “Unë mendoj se të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm, që të kuptojnë se kjo nuk është përgjigjja.”
Ky postim i Liços u interpretua nga shumë ndjekës si një koment i koduar, por me nuanca thumbuese, ndaj deklaratave të Blushit, duke e kthyer debatin e tyre personal në qendër të vëmendjes publike.






