Hilsn

Vr*u gruan dhe më pas veten, flet motra e autorit ‘Fola dje me vëllain dhe më tha…nuk duam të flasim me familjarët e nuses…’

Pasi vëllai i saj vrau bashkëshorten edhe më pas veten në Francë, motra e Andon Janaqit, Paola, në një intervistë televizive ka deklaruar se ditën e djeshme ka folur me të vëllanë.

Ajo tha se 36-vjeçari ishte i stresuar dhe kishte ankth dhe trembje. Ndërsa më tej shtoi se më pas e ka telefonuar disa herë, por Andoni nuk i kishte hapur telehonin.

Po ashtu ajo ka bërë thirrje që fëmijët e çiftit të sillen në Shqipëri dhe të rriten pranë familjarëve të tyre.

“Me vëllain folëm dje, më tha që mirë jam po dal një xhiro se jam shumë i stresuar. Kishte si ankth, trembje, kaq më tha. Flasim më vonë më tha dhe nuk më telefonoi. I telefonova 2-3 herë nuk ma hapi më. Sot e morra vesh, më erdhën më thanë vdiq vëllai të bëheni të fortë, kaq më thanë mua.

Nuk dinim që kishte konflikte, sa herë që flisnim thoshte mirë jemi, ti mos ki merak, kaq folëm dhe nuk më mori më në telefon. Kanë dy fëmijë. Thonë që fëmijët do t’i marri shteti, ne duam që fëmijët ti marrim këtu, i duam një ne dhe një nga gjyshja tjetër. I kemi plagë në zemër fëmijët. Fëmijët janë 9 vjeç dhe 3 vjeç. Nuk kemi folur dhe nuk duam të flasim me familjarët e nuses”, tha ajo.

×