Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Rrogozhinë,
ku një vajzë 2-vjeçare është përplasur për vdekje nga një makinë.
Bëhet me dije se 2-vjeçarja ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet gjatë manovrës së kthimit në rrugicën e lagjes.
Policia bën me dije se ka shoqëruar drejtuesin e automjetit në komisariat.
Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore në këtë aksident tragjik.





