Hilsn

Jepet ALARMI: Rrebeshe të forta shiu, kujdes në këto ditë dhe në këto data

Ujësjellësi i Kanalizimeve Rajonale Vlorë, ka paralajmëruar qytetarët e Vlorës se dita e hënë dhe e martë do të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive.

Në një njoftim në rrjetin social Facebook u bëhet thirrje qytetarëve të tregohen vigjilentë për çdo situatë dhe të respektojnë thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.

“Referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore,

ditën e hënë, më datë 17 nëntor, dhe ditën e martë, më datë 18 nëntor, qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive.

Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.

Jeni të lutur të shmangni parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë.

Grupet tona do të jenë të angazhuara në marrjen e masave paraprake, si dhe do të jenë në terren në monitorimin e situatës,

duke ndërhyrë sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme”, thuhet në postim.

 

×