Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Korçës mëngjesin e sotëm.
Ledion Meçollari është gjetur ditën e djeshme në rrugë, dhe është dërguar në urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se ai ishte i dehur dhe nën efektin e lëndëve narkotike në momentin kur është gjetur. Pasi ai ishte përdorues i këtyre substancave.
Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua mëngjesin e sotëm dhe ai ndërroi jetë. Kujtojmë se jo më larg se një muaj më parë Ledion Meçollari, ka tentuar ti japë fund jetës duke u vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij. Kjo tentativë vetëvrasje është bërë në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes së tij.





