Hilsn

E turpshme se si u pushua nga Top Channel, Enxhi Nasufi bënë REAGIMIN E PAPRITUR!

Moderatorja Enxhi Nasufi ka thyer heshtjen në rrjetet sociale, duke bërë një reagim të parë vizual që është interpretuar menjëherë si një mesazh ndaj situatës së saj të fundit profesionale.

Largimi i saj nga emisioni i mëngjesit “Wake Up” në Top Channel bëri bujë të madhe pak ditë më parë, ku u raportua për konflikte të brendshme që çuan në vendimin drastik të televizionit për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Pas kësaj ngjarjeje, Enxhi ka zgjedhur të reagojë përmes një fotoje në rrjetet sociale. Në imazh ajo shfaqet së bashku me nënën e saj dhe qenin, por detaji që ka marrë vëmendjen është qëndrimi i saj: ajo shihet duke nxjerrë gjuhën jashtë dhe duke bërë gjestin e gishtit të mesit.

Ky postim është parë nga ndjekësit dhe media si një provokim i hapur dhe një përgjigje shpërfillëse ndaj zhurmës mediatike të krijuar pas largimit të saj nga ekrani.

×