Hilsn

Çfarë po paralajmëron Arbana Osmani? Moderatorja e njohur nesër me program “-18”: Më ndodh për herë të parë pas 25 vitesh

Moderatorja e njohur Arbana Osmani, prej disa kohësh tashmë drejton një emision të sajin, në YouTube, “Mirëmbrëma Yje”.

Emisioni ka marrë shumë mbështetje dhe klikime nga publiku, të cilët kanë dashur prej kohësh ta rishohin moderatoren në ekran pas një pauze të gjatë që mori pas drejtimit të BigBrother.

Por pak më parë Arbana ka postuar një instastory, në lidhje me një episod të emisionit që është duke përgatitur për të cilin thotë se është program -18, dhe kjo i ndodh për herë të parë në 25 vite në media.

“Nuk më besohet që pas gati 25 vitesh në media për herë të parë një program i imi ka shenjën -18”, ka shkruar moderatorja teksa lajmëron që programi do të transmetohet nesër dhe tagon faqen e instagramit të “Mirëmbrëma Yje”.

Me sa duket fansat e emisionit dhe të Arbanës, do të duhet të presin deri nesër për të parë se çfarë do të përmbajë emisioni.

×